Google ADS

Francë, 5 vite burg nëse refuzohet mjeku i gjinisë së kundërt

14:10 | 2 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin deklaroi se në kuadër të ligjit anti-diskriminim, qytetarët që refuzojnë një mjek ose mësues të gjinisë së kundërt do të dënohen deri në 5 vite burg ose gjobë prej 75 mijë eurosh me arsyetimin se kanë kryer krim të diskriminimit.

Në një intervistë për gazetën “La Voix du Nord”, Darmanin pretendon se Franca ndodhet brenda një lufte kulturore.

“Çdokush mund të jetë mbikqyrës i shoqërisë. Këmbëngul që i gjithë populli francez të jetë vigjilent kur dëgjon një fjalim ose sheh në rrjetet sociale një postim që mbron terrorizmin”, tha Darmanin i cili shtoi se “lufta kundër Islamit radikal” do të vazhdojë duke refuzuar sjelljet komunitare.

Darmanin tha se Franca do të ashpërsojë kontrollet kufitare për të luftuar me elementët radikalë. “Në javët e ardhshme do të ketë më shumë procedura të dëbimit. Duart tona nuk do të dridhen. Brenda dy javëve në kabinetin e ministrave do të paraqitet shpërbërja e Kolektivit Kundër Islamofobisë në Francë (CCIF). Deri më tani rreth 50 shoqata po shqyrtohen nga njësitë shtetërore me kërkesën për shpërbërje të mundshme”, tha Darmanin.

“Deri në 5 vite burg për ata që kryejnë kriminin e diskriminimit duke refuzuar mjekun nga gjinia e kundërt”

Duke vënë në dukje se janë takuar sërish me presidentin Macron për ligjin e luftës kundër diskriminimit të njoftuar nga presidenti, ministri Darmanin tha se ata që nuk pranojnë të trajtohen nga një mjek i gjinisë së kundërt ose që refuzojnë një mësues do të ndiqen penalisht duke u konsideruar se kanë kryer krim të diskriminimit.

“Ata që kryejnë këtë krim do të dënohen deri në 5 vite burg ose gjobë prej 75 mijë eurosh”, tha Darmanin.

Ndërkohë “preferenca” të cilën Darmanin e përcakton si krim diskriminimi bie ndesh me shprehjen që ndodhet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Francës në të cilën thuhet se “Ligjet i japin të drejtën çdo të sëmuri që të zgjedhë lirisht mjekun e tij”./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme