Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, rreth masave të reja të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha se nga këto masa më së shumti ndikohet sektori i gastronomisë dhe se kërkesë kryesore e tyre është që në këtë sektor të ofrohen të paktën 10 milionë euro.
E sipas tij, ekonomia është rritë negativisht për 8.8%, raporton arbresh.info
“U mblodhëm sot për te diksutu masat e reja kufizuese dhe si gjithmonë, sektori i gastronomisë po është me u ndikueshëm, automatikisht ka rene edhe konsumi. 8.8 negativ ne rritjen ekomomike, shume biznese po rrezikohen”, tha Rukiqi.
Ai po ashtu njoftoi se i kanë dërguar letër edhe kryeministrit Avdullah Hoti për përkrahje të bizneseve me pako të veçantë.
“I kemi dërguar letër Hotit qe bizneset te përkrahë me pako te veçantë. Qeveria këtë jave duhet të marr vendim, është qëndrim unanim”, tha Rukiqi.
Ndërsa, Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve, tha se kërkojnë nga Ministria e Financave që të formojnë komitetin për ekonomi.
Ai po ashtu thotë se po ashtu si sektor masat e reja i kanë rënduar shumë.
“Shoqata e gastronomeve kërkon nga ministrja ta formoj komitetin për ekonomi, duhet të na ndihmojnë ne kohë krize, ne jemi rënduar me këto masa. Të gjithë personelin qe e largojmë, do ja dërgojmë ministrisë se financave”, tha Kllokoqi./arbresh.info/
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator