Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
“Jemi në vendin ku pushojnë heronjët tanë, në vendin që i takon epiteti vendi i heronjve. E nderojmë përvjetorin e rënies liri si kjo sot është ditë e ndërgjegjëjes dhe vetëdijes tonë, dhe për ti shërbyer lirisë tonë dhe vendit”, tha Haradinaj.
“Jemi me të drejtë në vendin që i takon epiteti ‘Kodra e heronjve’, pushojnë heronjtë e kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, por edhe heronjtë e tjerë. Është ditë e ndërgjegjes, e vetëdijes sonë, por edhe e pozicionit tonë edhe ma tutje për t’i shërbyer lirisë, për t’i shërbyer vendit”, është shprehur Haradinaj.
Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë rrethohet nga forcat serbe aty ku bien heroikisht edhe drejtuesit e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkurajim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atdheu./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë