Google ADS

VV organizon dëgjim publik lidhur me Draft Kodin Civil të Kosovës

19:53 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i asistuar nga Komiteti për Drejtësi, nesër në orën 13:00, organizon dëgjim publik lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës.

LVV njofton se për shkak të rrethanave me pandeminë COVID – 19, dëgjimi publik do të mbahet ONLINE, përmes platformës ZOOM.

VV ka grupin me më së shumti deputetë brenda Kuvendit të Kosovës dhe pritet të ketë një rol në votimin e Ligjit të Ri.

Ndërkohë sot janë bërë të ditura edhe të gjitha masat e reja nga Qeveria e Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se nuk do të lejohen tubimet publike me mbi 5 persona, andaj rekomandohet që të vazhdohet me tubime online.

Të ngjashme