Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.
Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij. Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.
“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, tha Biden.
I am watching Joe Biden‘s Michigan speech and he is talking about Kosovo! Super proud, thank you President Biden!!! #BidenHarris2020 pic.twitter.com/yPui9Qq4IP
— Admir Molla (@Admirr_m) October 31, 2020
Biden krenohet në fushatë elektorale, përmend faktin se një rrugë në Kosovë mban emrin e djalit të tij
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.
Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij. Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Hoxhaj: Politika e Beogradit mbronë dhe promovon kriminelët
“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, tha Biden.
Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës.
Mustafa, në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kishte thënë se emërtimi i kësaj rruge shumë të rëndësishme të Kosovës me emrin e Beau Biden, ishte diskutuar në të gjitha nivelet dhe ishte një disponim i përgjithshëm që përmes këtij vendimi të tregohet falënderimi dhe mirënjohja për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...