Policia e Tiranës arreston 8 persona për vepra të ndryshme penale

13:24 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 qytetarë dhe ka proceduar penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ,në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin me iniciale E.S., 26 vjeç.

Gjithashtu në prangat e policisë kanë rënë edhe persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Komisariati i Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve,në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin me iniciale E.S., 26 vjeç, pasi në rrugën “E Dajtit” gjatë kontrollit fizik dhe banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.T., 23 vjeç dhe K.E., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A.Ll., 32 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Ll., nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor kur i ka bërë shenjë ndalimi mjetit, ndërsa pasagjerët në mjet shtetasit H.T dhe K.E.,kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësitë e policisë, për të shmangur shoqërimin e tyre në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.Sh., 36 vjeç, pasi në rrugën ‘Ramadan Cejku”, ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhe u konstatua jashtë banese.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

E.Sh., 42 vjeç, dhe J.V., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur ;

A.D., 40 vjeç dhe M.V., 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme