Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, këtë të diel ka qenë në Durrës ku është takuar me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryemadhi tha nga Durrësi se Rama ka betonizuar qytetin bregdetar dhe se realiteti në vend duhet të ndryshojë.
“Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur. Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin. Në Durrës, ka beton, Durrësi përmbytet.
Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Evropën. Nuk mund ta bllokojë dot zhvillimin dot një njeri që do të bllokojë Shqipërinë dhe të ardhmen e rinisë shqiptare”, tha Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo është shprehur se LSI ka bërë gabime gjatë tranzicionit, duke shtuar se ky tranzicion do të marrë fund më 25 prill.
“Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet. Ne do jemi tritol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës. LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend evropian, siç e meriton rinia shqiptare. Edhe pse në këto 30 vjet tranzicion ne kemi bërë gabime, por premtoj se tranzicioni në LSI ka marrë fund, por se ky tranzicion do marrë fund më 25 prill. Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja”, deklaroi Kryemadhi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...