Kina kontinentale raportoi 24 raste të reja Covid-19 më 31 tetor ka bërë të ditur autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të dielën.
Nga rastet e reja, 21 ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se tre infeksione lokale u raportuan në rajonin perëndimor të Xinjiang, transmeton arbresh.ifo
Komisioni nuk raportoi asnjë rast të ri asimptomatik, nga 38 ditë më parë. Kina nuk numëron pacientë pa simptoma si raste të konfirmuara me Covid-19.
Rastet totale të konfirmuara me Covid19 deri më tani në territorin e Kinës qëndrojnë në 85,997. Numri i të vdekurve mbetet në 4,634.
Zyrtarët shëndetësorë në Kashgar, Xinjiang, thanë se rajoni po fillon një raund të dytë të testeve për të gjithë në qytetin Kashgar dhe dy qarqe fqinje, dhe testimin selektiv të atyre që kanë pasur kontakt me pacientët të cilët kanë rezultuar poztitiv me Covid-19 në qarqe të tjera.
Kashgar përfundoi një raund të parë të testimit Covid-19 për 4.75 milion njerëz në zonë në fillim të kësaj jave, kur rastet e konfirmuara ishin të lidhura me një fabrikë veshjesh./Reuters/arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...