Arkadiusz Milik ka qenë njëri nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi polak u lidh me një kalim të mundshëm te klubet si Juventus e Roma, por në fund dështuan negociatat me Napolin.
26-vjeçari pasi dështoi t’i bashkohet njërit nga gjigantët italian pati oferta nga Liga Premier, por që nuk kishte kohë për tu kompletuar transferimi i tij.
Gjithsesi ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Napoli pritet ta nxjerr në shitje në janar, pasi nuk dëshiron ta humbas me parametra zero në verë.
E ardhmja e polakut duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier, ku tri skuadra kanë shprehur interesim për të.
Tottenham Hotspur, Newcastle United dhe Everton janë tri skuadrat angleze që po rivalizojnë njëra tjetrën për shërbimet e Milik.
Gjithsesi Napoli synon që nga shitja e lojtarit në janar të fitojë së paku shtatë milionë euro.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...