Sulm me thikë në Kanada, dy persona humbin jetë

08:04 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një burrë i veshur me rroba “Mesjetare” ka vrarë me shpatë dy persona në qytetin Quebec. Ndërsa, si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të plagosur pesë persona të tjerë.

Sipas raportimeve, policia e vendit arriti që ta vinte në pranga burrin e paidentifikuar.

Nuk dihen ende motivet që e çuan burrin drejt veprimit ekstrem, ndërsa policia u kërkoi banorëve të zonës që të rrinë mbyllur në shtëpi./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme