Google ADS

Belgët zbrasin raftet e supermarkeve përpara izolimit të ri

23:01 | 31 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Qytetarët e Brukselit kanë zbasur raftet e supermarketeve pasi autoritet kanë vendosur që vendi të shkojë drejt një izolimi të ri për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike.

Belgjika mbyllet nesër, me 1 nëntor.

Sonte, Kryeministri Alexander de Croy njoftoi masa më drastike për të mbyllur Belgjikën në mënyrë që parandalojë përhapjen e koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Vetëm gjatë javës së fundit 100 mijë qytetarë belgë janë infektuar me koronavirus.

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Belgjikë është gati të shembet për shkak të numrit në rritje të personave të infektuar.

Masat e reja për të mbyllur vendin do të hyjnë në fuqi të dielën pas mesnate dhe do të zgjasin 1 muaj.

Të gjitha dyqanet që nuk janë të nevojshme do të mbyllen, si dhe parukeritë dhe sallonet e bukurisë dhe aktivitete të tjera të shërbimit që kërkojnë kontakt fizik.

Vendet e punës që janë të detyrueshme të qëndrojnë hapur nuk do të mbajnë brenda më shumë se 4 persona.

Pushimet shkollore të vjeshtës janë zgjatur deri më 15 nëntor.

Kufijtë e jashtëm të vendit mbeten të hapur, por qytetarët këshillohen të mos udhëtojnë pa nevojë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme