Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur për trazirat e fundit në Francë, që nisën kur një mësuesi iu këput koka, pasi i njëjti thuhet se u ka treguar nxënësve në shkollë karikatura të profetit Muhamed. Thotë se tallja me profetët nuk është diçka që po ndodh vetëm tani.
“E falënderojmë së pari Allahun që e ka veçuar profetin Muhamed (paqja dhe shpëtimi i zotit qoftë mbi të). Gjithashtu i ka veçuar të gjithë profetët, të gjithë pejgamberët që kanë qenë para tij Pejgamberët që të gjithë e që numri i tyre është 124 mijë, që të gjithë janë të paprekshëm. Janë të përzgjedhurit e të madhit zot, atij i kofshim falë për të dërguar te popujt e tyre secilin veç e veç me përjashtim të profetit të fundit Muhamed, i cili është i dërguar për çdo popull dhe çdo vend deri në Kiamet”, theksoi hoxha Krasniqi në emisionin ‘Personale’ në RTV Dukagjini.
“Që të gjithë janë të paprekshëm. Që të gjithë janë njerëzit më të dashur, të privilegjuar dhe të zgjedhur të të madhit zot”, shpjegoi ai.
Sipas Krasniqit përqeshja është nga gjërat më të ndaluara dhe dënuara nga feja islame.
“Përqeshja, tallja me pejgamberët e zotit, me cilindo, jo vetëm në fenë tonë islame , por në cilëndo fe qiellore numërohet prej veprave më të shëmtuara, më të dënuara, prej veprave më të liga, prej veprave të cilat e tërheqin hidhërimin e zotit e më pas edhe ndëshkimin dhe dënimin e tij ndaj tyre. Zoti është i mëshirshëm, po të dojë i dënon njerëzit menjëherë, po të dojë i shtyen për botën tjetër ku atje gjithsesi i dënon”, tha Krasniqi.
Ai shpjegon se talljet nuk janë gjë e cila po ndodh vetëm aktualisht.
“Tallja ndaj profetëve nuk është diçka e re, e sodit, e para pesë vjetëve, 10 a 15. Tallja me profetët e zotit është që nga fillimi i krijimit të dynjasë’, shpjegoi ai.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...