Chelsea do provojë transferimin e mbrojtësit të Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter gjatë afatit të janarit.
Gjermani ishte i lidhur me kalimin në “Stamford Bridge” para se “Blutë” të transferonin Thiago Silva-n, transmeton portali arbresh.info.
Klubi londinez dëshiron të përforcojë mbrojtjen dhe Ginter shihet si lojtari ideal për të luajtur pranë Kourt Zouma-s.
Ginter ka fituar vendin në formacionin e parë të Monchengladbach, derisa mahniti të gjithë me paraqitjen ndaj Real Madrid-it.
Sidoqoftë, tani në ‘zemrën’ e mbrojtjes të Chelsea janë Zouma dhe Silva, por meqenëse braziliani është 36-vjeçar, klubi i madh anglez duhet të gjejë pasuesin menjëherë.
Kartoni i Ginter thuhet se vlen rreth 35 milionë euro, derisa Monchengladbach është i hapur për negociata./arbresh.info.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani