Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ai i kupton ndjenjat e myslimanëve të cilët u tronditën nga shfaqja e karikaturave të Profetit Muhamed por shtoi se “islami radikal” që ai po përpiqet të luftojë është një kërcënim për të gjithë njerëzit, veçanërisht myslimanët.
Komentet e Macron për Al Jazeera vijnë në mes të tensioneve të rritura midis qeverisë franceze dhe botës myslimane rreth karikaturave, të cilat myslimanët i konsiderojnë si blasfemi.
“Karikaturat nuk janë një projekt qeveritar, por dolën nga gazetat e lira dhe të pavarura që nuk janë të lidhura me qeverinë”, tha Macron.
Ai po i referohej ribotimit të fundit të karikaturave nga revista “Charlie Hebdo” që shënuan fillimin e gjyqit për sulmin e vitit 2015 ku mbetën të vdekur 12 persona.
Macron ka mbrojtur të drejtën “për blasfemi” nën të drejtat e fjalës së lirë në kohën e ripublikimit në shtator, disa javë para se të shkaktonte reagim nga aktivistët myslimanë më 2 tetor kur ai pretendoi në një fjalim se islami ishte “në krizë globalisht” dhe njoftoi planin e tij “për të reformuar islamin” në mënyrë që ta bëjë atë më të pajtueshëm me vlerat republikane të vendit të tij.
“Unë i kuptoj ndjenjat që shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet ta kuptoni rolin tim tani, i cili është të bëjmë dy gjëra: të promovojmë qetësinë dhe gjithashtu të mbrojmë këto të drejta”, tha Macron në intervistë.
“Sot në botë ka njerëz që shtrembërojnë islamin dhe në emër të kësaj feje që ata pretendojnë se po e mbrojnë, vrasin, therin… sot ka dhunë të praktikuar nga disa lëvizje ekstremiste dhe individë në emër të islamit”.
“Sigurisht ky është një problem për islamin sepse myslimanët janë viktimat e para. Më shumë se 80 për qind e viktimave të terrorizmit janë myslimanët dhe ky është një problem për të gjithë ne”.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor