Google ADS

Pep Guardiola mohon rikthimin të Barcelona: Karriera ime aty ka përfunduar, dua rinovimin me City-n

19:17 | 31 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola dëshiron të rinovojë aventurën në Premierë Ligë dhe të mos rikthehet të Barcelona.

Klubi katalunas me Guardiola-n në krye arriti suksese të pabesueshme mes viteve 2008-2012, duke fituar tri herë La Liga-n dhe dy herë Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, kontrata momentale teknikut spanjoll i skadon në qershorin e ardhshëm, mirëpo ka refuzuar largimin.

“E kam thënë disa herë, karriera ime si trajner i Barcelonës ka mbaruar. Mendoj se njëherë në jetë bëhen këto gjëra dhe ka njerëz të pabesueshëm që do jenë në krye. Për shembull Ronald Koeman është trajner i shkëlqyer, pra ka mbaruar”.

“Ndihem tejet i lumtur këtu. Jam i gëzuar që jam në Manchester dhe shpresoj që mund të bëj punë të mirë këtë sezon dhe të qëndroj më gjatë”, u shpreh ai.

Guardiola ende nuk ka nisur diskutimet për rinovim, por thuhet se do i vazhdohet për së paku edhe dy vitet e ardhshme./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme