Sot në Skenderaj është sekuestruar një armë që po mbahej ilegalisht.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, shkruan portali arbresh.info
“Në bazë të informacioneve të siguruara, për posedim ilegal të armëve, hetuesit policorë në Skenderaj, në orët e pasdites së sotme, datë 31 tetor 2020, kanë sekuestruar një armë të llojit pistoletë”- tha Zahiti
Tutje ai tregoi se lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person nga i cili është sekuestruar arma .
“Sekuestrimi i armës është rezultat i vijimësisë së një hetimi të ndërlidhur me një rast tjetër hetimor i nisur javë më parë. Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person nga i cili është sekuestruar arma, ku pas procedurës intervistuese është liruar në procedurë të rregullt”-përfundoi Zahiti /arbresh.info/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...