Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar rreth masave të reja të kufizimit, për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë Covid-19.
Rukiqi përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se bizneset që po kufizohen duhet të mbështeten financiarisht, shkruan portali arbresh.info
Tutje, Rukiqi deklaroi se veprimi për masa te reja kufizuese do të duhej të përcjellej me një masë financiare në përkrahje të këtyre bizneseve, se paku 30-40% e totalit të pagave dhe qirave.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Per masat e reja: Bizneset qe po kufizohen duhet te mbeshteten financiarisht.
Kufizimi i orarit te punes ne disa sektore te ekonomise, rezulton me renie te qarkullimit, perderisa shpezimet mbesin fikse (qirate, pagat, etj). Ne shumicen e bizneseve qe do punojne me orar te kufizuar, nje pjese e rendesishme e qaekullimit krijohet ne orarin kur te njejtat duhet te mbyllen per shkak te masave te reja per parandalimin e perhapjes te pandemise.
Veprimi per masa te reja kufizuese do te duhej te percjellej me nje mase financiare ne perkrahje te ketyre bizneseve, se paku 30-40% e totalit te pagave dhe qirave. Do t’i propozojme Qeverise qe kjo te behet, qe keto biznese te mbijetojne, ne te kunderten tw njejtat duhet te zvogelojne shpenzimet fikse, qe nenkupton te largojne punetore nga puna ose te mbyllen teresisht. /arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...