Armenia akuzohet se po përgatit sulme me fosfor të bardhë, helm që rrjep lëkurën

16:21 | 31 Tetor 2020
A. B.

Azerbajxhani të shtunën tha se akuzat e Armenisë ndaj tij për përdorim të fosforit të bardhë janë të rreme, duke shtuar se është vetë Armenia që në fakt synon ta përdorë këtë armë kimike, e ndaluar me ligjin ndërkombëtar.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit përmes një deklarate tha se Armenia është duke u përpjekur që ta vendosë themelin për provokime të mëtejme duke dërguar fosfor në Khojavend, shkruan Anadolu.

Duke cituar të dhëna të inteligjencës, kjo ministri tha se ka gjasë që Armenia do të përdorë municion që përmban fosfor kundër ushtrisë së Azerbajxhanit.

“Ne deklarojmë edhe një herë se ushtria e Azerbajxhanit nuk ka ndonjë lloj armatimi që është i ndaluar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Pala armene po e vë bazën për provokime shtesë duke përhapur lajme të rreme më 30 tetor për përdorimin e dyshuar të armëve që përmbajnë fosfor të bardhë nga ushtria e Azerbajxhanit”, theksohet më tej në deklaratën zyrtare.

Fosfori i bardhë është helm i fortë që shkakton djegie të rënda, nëse bie në kontakt me lëkurën e njeriut, prandaj është i ndaluar me konventa ndërkombëtare për t’u përdorur në konflikte. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme