Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva në një intervsitë për ‘Reuters’ thotë se Bullgaria nuk e kundërshton të drejtën e Maqedonisë së Veriut për vetëvendosje dhe as të drejtën e tyre ta quajnë gjuhën e tyre ashtu siç duan.
Ajo thotë se janë të gatshëm ta pranojnë realitetin e tanishëm por ata duhet ta pranojnë të vërtetën historike.
“Shqetësimi ynë ka të bëjë me deklarimet e vazhdueshme të RMV-së për pakicën maqedonase në vendin tonë. Nëse ata i njohin rrënjët e kombit dhe gjuhës së tyre, e gjithë kjo do të përfundojë”, tha Zakharieva.
Ajo tha se Bulglaria mund të përdorë veto në lidhje me nisjen e bisedimeve me BE-në nëse dy palët nuk mund ta zgjidhin çështjen.
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...
Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e...
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës