Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike Verore të Tokios do të garantojë të gjitha biletat që janë blerë në Japoni, për Olimpiadën e ardhshme.
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i marketingut për Lojërat Olimpike të Tokios Hidenori Suzuki premtoi se të gjithë ata që kanë blerë bileta përpara kohe në vendin nipon për Olimpiadën e 32 dhe e kanë të vështirë ose të pamundur për t’i ndjekur garat gjatë verës së vitit të ardhshëm do të rimbursohen. Suzuki garantoi se për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin mbrapsht paratë për biletat e blera kohë më parë dhe që nuk kanë mundësi për t’i parë garat do të hartohet një plan i veçantë për t’i rimbursuar në mënyrë të ndarë.
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i marketingut për lojërat e ardhshme olimpike e bëri një deklaratë të tillë gjatë një konference për shtyp, ku Hidenori Suzuki shpjegoi se për gjithë rastet e tjera duhen kontaktuar Komitetet Olimpike Kombëtare. Olimpiada e Tokios ishte programuar për t’u zhvilluar verën e kaluar nga data 24 korrik deri më 9 gusht, megjithatë në mënyrë të kuptueshme gjithcka u shty për arsye të përshkallëzimit të pandemisë së koronavirusit anembanë globit. Natyrisht shtyrja e lojërave olimpike ka sjellë shumë anomali edhe në aspektin e biletave, gjithsesi Suzuki sqaroi se të gjithë ata që kanë blerë bileta jashtë territorit nipon dhe dëshirojnë të rimbursohen duhet patjetër të kontaktojnë me Komitetet Kombëtare Olimpike, ose Komitetet Kombëtare Paralimpike të vendeve dhe rajoneve të tyre, apo qoftë edhe shitësit zyrtarë të këtyre biletave.
Në lidhje me shitjen e biletave të tjera që do të jenë të disponueshme në të ardhmen për Olimpiadën e Tokios Komiteti Organizator është ende duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, për të gjetur zgjidhjen më të mirë, sidoqoftë Suzuki qartësoi se gjithçka do të bëhet e ditur në një kohë tjetër nëpërmjet adresës zyrtare të lojërave të ardhshme olimpike, sapo të jetë marrë edhe vendimi përfundimtar për këtë çështje. Krerët e Komitetit Organizator specifikuan se të gjithë fansat që jetojnë në “vendin e lindjes së diellit” do të kenë mundësi për të nisur aplikimet online për rimbursimin e biletave që në muajin e ardhshëm, madje është përcaktuar edhe periudha nga data 10 deri më 30 nëntor për të mbyllur këtë histori, ndërsa për sportet paralimpike është parashikuar që aplikimet të bëhen nga 1 dhjetori deri më datën 21 dhjetor.
Gjithçka që rrethon Lojërat Olimpike Verore të Tokios mbetet akoma shumë e paqartë, për shkak të një tjetër vale të fortë të pandemisë së koronavirusit që ka pushtuar globin. Organizatorët bashkë me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar megjithatë këmbëngulin se Olimpiada e 32 do të mbahet rregullisht në datat e përcaktuara, pra nga 23 korriku deri më datën 8 gusht, por sidoqoftë pa shpikjen e ndonjë vaksine që të luftojë virusin Covid-19 mbetet tepër e vështirë për të bërë parashikime.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...