Google ADS

Vozitësi përplas makinën në portën e Xhamisë së Madhe të Mekës

13:15 | 31 Tetor 2020
Arbresh.info

Një shofer saudit përplasi makinën e tij në një nga portat e jashtme të Xhamisë së Madhe të Mekës sot herët, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SPA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Videot në mediat sociale treguan një makinë gri që përshkonte barrikadat e ngritura rreth oborrit të jashtëm të xhamisë përpara se të godiste njërën nga portat.

Sipas zëdhënësit të provincës së Mekës, Sultan al-Dousari, autoritetet e sigurisë kanë nisur një hetim mbi incidentin.

Ai tha se shoferi u arrestua për t’u marrë në pyetje, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk pati raportime për lëndime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme