Gionee Elife S7 është vetëm 5.5 mm i hollë

11:19 | 3 Mars 2015
Arbresh Info

Gionee, krijuesja e dy telefonave inteligjentë që mbajnë rekordin për telefonin inteligjent më të hollë në botë, Elife S5.5 dhe Elife S5.1, prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave telefonin më të fundit inteligjent, shumë të hollë, Elife S7. Nuk është telefoni më i hollë i krijuar deri tani, megjithatë me 5.5 mm, është krejt mjaftueshëm i hollë. Ai është pjesë e telefonave më të hollë me dy vende për karta SIM.

Gionee-Elife-S7-është-vetëm-5.5-mm-i-hollë.

Ky telefon ka ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë AMOLED, procesorin MediaTek 6752 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.7 GHz, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Kamera e pasme e këtij telefoni është 13 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 8 megapikselë. Ekrani përdor teknologjinë ACL, i cili do të reduktojë përdorimin e energjisë me 25%. Bateria është me kapacitet 2750 mAh. Gionee Elife S7 do të operojë me sistemin Android 5.0 Lollipop.

Gionee-Elife-S7-është-vetëm-5.5-mm-i-hollë1

Telefoni përmban gjithashtu një altoparlantë më të madh se pajisjet e tjera, i cili fuqizohet nga NXP për rritje të volumit me 50%. Ka gjithashtu edhe teknologjinë e avancuar të audios, DTS.

Telefoni do të ofrojë dy vende për karta SIM. Ai do të mbështesë gjithashtu rrjetet GSM 2G, 3G (ndërkombëtare dhe kineze) dhe dy versione të rrjetit 4G LTE. Ai do të kushtojë 400 euro. Opsionet e ngjyrave përfshijnë: të zezën, të bardhën dhe blu./krokodili.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme