Komuna e Prizrenit është një nga komunat që më së shumti ka pësuar në aspektin ekonomik nga pandemia e Covid-19.
Kjo për faktin se ky qytet, është qytet i turizmit.
Në një intervistë për arbresh.info, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar për gjendjen me të infektuar si dhe për problemet që ju ka shkaktuar pandemia.
“Gjendja me pandemi në kohët e fundit është mirë në aspekt të numrave. I kemi 61 raste në total. Jemi ndër komunat që ka më së paku infektime më COVID-19. Efektin e kemi pasur në ekonomi si pasojë e këtij virusi. Prizrenin e ka prekur mjaft shumë, pasi në jemi si qytet i turizmit. Kemi vendosur të heqim taksën për biznese dhe për qira për të ju dalë në ndihmë bizneseve”, u shpreh Haskuka
E si një nga komunat më të mëdha, banorët e Prizrenit kanë mundësinë që testet serologjike, por edhe ato tomografike t’i kryejnë në komunën e tyre.
Kjo ka një kosto për Komunën e Prizrenit, thotë Haskuka.
Kryetari Haskuka ka treguar edhe kur pritet të fillojë projekti për ambulantën më të madhe në Ballkan. Projekt ky i bërë premtim gjatë fushatës.
“Të gjitha analizat për rastet tomografike ne i bëjmë me mjetet e komunës dhe i ofrojmë këtu. Edhe për testet serologjike ne i bëjmë vetë si komunë. Ne e kemi paraqit në buxhetin e vitit të ardhshëm, por për shkak të projektit jemi vonuar pak me prokurim për të filluar punën për ambulantën më të madhe në Ballkan. Ne e kemi ndarë si investim trevjeçar, por do të mundohemi të përfundojmë edhe më herët”, tha ai tutje.
E duke e ditur se kanë mbetur më pak se një vit që kur komunat e vendit do të shkojnë në zgjedhje, premtimet e bëra nga kryetarët aktual jo të gjitha kanë përfunduar.
Haskuka tregon se cila është arsyeja pse një nga projektet më të përfolura “Teleferiku” nuk ka filluar, ndonëse është fundi i mandatit.
“Teleferiku ka qenë një projekt me dy milionë e gjysmë. Projekti ka pas probleme, pasi ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në bazë të kësaj ne e kemi ndalë këtë projekt. Pasi ka ekzistuar një nevojë për teleferikun ne jemi dakorduar me një kompani zvicerane që të na bëjë fizibilitetin dhe të kemi një investim publik-privat. Jemi duke prit nga kompania të na dorëzojë projektin dhe pastaj t’i vazhdojmë procedurat”, deklaroi kryetari Haskuka.
Fajtor për një pjesë të projekteve që nuk kanë mund të realizohen, Haskuka lë Qeverinë e vendit.
Sipas tij, largimi i Vetëvendosjes nga Qeveria ka ndikuar edhe në projektet e Prizrenit.
“Tre vitet e kaluar jemi munduar t’i çojmë përpara projektet e ndryshme. Unë nuk jam i kënaqur me bashkëpunimin që kom pasur deri tash më Qeverinë. S’kemi mundur t’i realizojmë disa projekte. Problemi është se kur komunës po i duhet ndonjë tokë për investim në shumicën e rasteve ajo tokë po është në pronësi të tjetërkujt dhe kjo po nxjerr probleme”, tha ai.
Duke folur për politiken aktuale, kryetari i Prizrenit ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike.
Sipas tij çdo parti duhet të jetë e gatshme për zgjedhje.
Ani pse thotë që Lëvizja Vetëvendosje në këto momente do ta kishte të vështirë shkaku i procesit të brendshëm zgjedhor.
“Mendoj se zgjedhjet për opozitën janë gjithmonë të mirëseardhura. Padrejtësisht ne kemi mbet në opozitë. Mendoj se duhet të ketë zgjedhje sa më shpejt. Partitë duhen të jenë të gatshme për zgjedhje. Ne i kemi zgjedhjet brendshme si parti dhe është ky një problem pasi jemi në zgjedhje të brendshme por kjo s’duhet të jetë pretekst pasi në duhet të jemi të gatshëm gjithmonë për zgjedhje”.
Në intervistën dhënë arbreshh.info, Haskuka nuk e ka lënë të kuptohet se është i gatshëm serish të jetë kandidat për Prizrenin.
Por që sipas tij për këtë vendos partia.
“Nëse procesi shkon në rregull dhe partia më kërkon që të jem përsëri kandidat për kryetar të Prizrenit atëherë unë jam i gatshëm të kandidoj”./V.Selimi/arbresh.info/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin