Google ADS

Rama “nxeh” debatin me Metën: President lolo!

11:27 | 31 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Metën “President lolo”.

Rama nga kantieri i aeroportit të Kukësit, ka shigjetuar kreun e shtetit, duke thënë se ky i fundit ka si strategji që të nxisë sherre për të dalë vetë i fituar.

“Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria dhe nga shqiptarët dhe nuk rri dot pa nxitur sherr?

Kur zihen dy vetë përfiton një i tretë thotë populli. Kjo është diviza e Ilir Metës, fut në sherr dy vetë që të përfitojë. Shqiptarët e bënë Kryeministër 30 vjeç dhe e bënë President 50 vjeç.

E do thonë se bëmë ne, por e bërë ti, jo, jo s’e kam bërë unë President, u bë President se kishte dhe votat e tij në atë Parlament.

Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo. Fakti që Presidenti është kthyer në lolo, s’do thotë që ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Por me kalimin e moshës i ka lëshuar pëllumbat me kalimin e kohës. Të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte çadra e opozitës, hidhte një gurë dhe fshihte dorën”, u shpreh Rama.

Të ngjashme