Prindërit e fëmijëve që nuk arrijnë të artikulohen mirë, ka vite që paguajnë asistentë për fëmijët e tyre ose duke i dërguar në ordinanca private, pasi që një gjë e tillë nuk po u mundësohet në shkolla.
Ndërsa ka edhe nga prindërit të këtyre fëmijëve nuk kanë mundësi të sigurojnë asistentë për t’i shoqëruar ata gjatë procesit mësimorë. E, detyrën e logopedit në shkollë, aktualisht po e ushtrojnë disa studentë-vullnetarë.
Kështu thotë Leonora Shabani-Bajraktati, asambliste në Komunën e Prishtinës, e cila tregon se në Shkollën “Hilmi Rakovica” po u ofrohet logopedi nxënësve, mirëpo në kushte shumë të rënda.
“Në shkollën ‘Hilmi Rakovica’ është viti i dytë që ofrohet logopedi në shkollë, është një zyre e veçantë, e kemi improvizu në zyre të logopedit vendin ku shkolla i kanë lanë kiflet dhe që është shfrytëzua si shpajz. Ne këtë zyre logopedët vullnetarë punojnë me fëmijët që e kanë problem artikulimin dhe belbëzimin, janë gjithsej 45 fëmijë që e marrin shërbimin nga 5 vullnetare-studentë të Logopedisë”, tha Shabani-Bajraktari.
E mungesa e logopedëve dhe psikologëve në shkolla ajo thotë se po e vështirëson gjithpërfshirjen në arsim.
“Gjithashtu prindërit duhet ta paguajnë këtë shërbim e që kushton shumë shtrenjtë, duke e marr parasysh gjendjen ekonomike të familjeve në Republikën tonë”, tha Shabani-Bajraktari.
E në Prishtinë ajo thotë se ka shkolla pa psikologë, ndërsa në tri shkolla është i angazhuar një psikolog i njëjtë.
“Kemi shkolla në qendër të Prishtinës që nuk kanë as psikolog dhe gjithashtu e kemi një psikolog, në tri shkolla”, shtoi ajo.
E për angazhimin e logopedëve në shkolla, Lulavere Behluli, Udhëheqëse e Divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, thotë se nuk është në kompetencën e Ministrisë së Arsimit, por në atë të Shëndetësisë.
Ajo thotë se nuk ka asnjë logoped të punësuar në shkolla dhe as që është në plan të punësohen.
Sipas Behlulit ata planifikojnë që shërbimet rehabilituese t’i dërgojnë në secilën shkollë, ku ka nxënës me nevoja të veçanta.
“Punësimi i logopedëve nuk është në kompetencë të MASH meqë puna e tyre është shërbim rehabilitues dhe është në kompetencë te Ministrisë se Shëndetësisë”, tha Behluli.
“Nuk ka të punësuar logoped në shkolla dhe nuk planifikohet të punësohen në shkolla nga MASH por ne jemi të interesuar të marrim shërbime rehabilituese dhe ato mund të vijnë në shkolla kurdo që ka fëmije që ka aftësi të kufizuar apo fëmijët të shkojnë në vendet ku afrohen këto shërbime. Fatkeqësisht nuk ka shërbime të tilla qe ofrohen nga institucionet publike por vetëm private”, tha Behluli.
E meqenëse angazhimi i logopedëve në shkolla është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, arbresh.info ka pyetur nëse ministria ka ndërmarrë hapa për një plan të tillë, mirëpo kanë kaluar tre ditë dhe ministria nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Ndryshe, Kosova ka 43 mijë fëmijë me nevoja të veçanta, derisa 38 mijë fëmijë nuk vijojnë shkollimin.
Sipas ekspertëve, një ndër faktorët që fëmijët me nevoja të veçanta nuk vijojnë mësimin, janë kushtet joadekuate në shkolla. Njëra nga nevojat që kanë këta fëmijë, janë edhe logopedët./ElonaHaxhiu/arbresh.info/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA