Google ADS

“Mini-Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Rama”

00:41 | 31 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, së fundmi e ka publikuar librin e titulluar “Instrumentalizimi i një miqësie (Kosovë-SHBA)”.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shpalosur disa analiza të publikuara në këtë libër.

Sipas tij, mini-Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ky është një libër që e  kam filluar para 4 vjetësh – gjatë fushatës së Donald Trump. Atëherë kam shkruar një analizë kritike për të dhe pasi është zgjedhur president, kam bërë një analizë tjetër”.

“Ky është një libër që shtjellon një çështje shumë aktuale siç janë raportet e shqiptarëve me SHBA-të, raportet janë shumë specifike dhe shumë të veçanta”.

“Për ne konsiderohet si komb i pazëvendësueshëm, por kjo nuk duhet të jetë shkas për të përfituar politikanët këtu dhe atje për interesa të caktuara individuale”.

“Marrëdhëniet midis shteteve janë edhe instrumentale që bazohen mbi interesa dhe këto interesa mund të shfrytëzohen me hipokrizi për vendin. Ky mëkat është bërë nga politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Mëkatari i parë është Hashim Thaçi, pastaj Isa Mustafa dhe tani Avdullah Hoti, por jo Albin Kurti – akuzat ndaj tij u bënë nga politikanët e Kosovës për ta rrëzuar atë nga pushteti”.

“Instrumentalizimin e miqësisë e ka përdorur edhe ambasadori Richard Grenell – ju e dini që ai ka kaluar edhe në kërcënime”.

Metheë Palmer ka shkruar një letër para 2 vjetësh ku kërkonte letrën e tarifës dhe thoshte ‘nuk po na dëgjoni ne’ the tash na kundërshtoni., Ky është instrumentalizim.

Sipas tij, marrëveshja e Uashingtonit është arritur për shkak se Trump nuk ka pasur me çfarë të krenohet në politikën e jashtme dy muaj para zgjedhjeve në SHBA.

“Mini -Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Edi Rama. Serbia ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Ky mini-Shengen ia hap portat edhe Rusisë”.

 

Të ngjashme