Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, i bëri thirrje kryeministrit Rama të mos provokojë trazira në Shqipëri.
Meta tha se Rama për llogari të miqve të tij serbë dhe për llogari të Soros, ka 5 vite që po provokon shqiptarët.
Kreu i shtetit tha se ka ardhur momenti të ketë një ndarje përfundimtare. Teksa e quan Ramën lepur të kapur në çark, tha se ai s’mund të përballet me një luan i cili e ka për nder të bjerë dëshmor i kombit.
Pyetja qe nxiti debatin, kishte lidhje me atë çfarë tha Rama në parlament, teksa u shpreh, se; çfarë kërkon Ilir Meta, të bëhet mbret apo dëshmor?
Presidenti u shpreh i vendosur se do te respektohet sovraniteti i popullit, dhe se shqiptarët me 25 prill do të vendosin për vendin dhe të ardhmen e tij.
Ai dënoi votimin e të Enjtes në Kuvend, ku Rama prishi marrëveshjen politike të 5 Qershorit, dhe ku sipas tij, ai tani kërkon të jetë edhe palë edhe arbitër./tvklan
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani