Përfitimet shëndetësore të kësaj erëze janë njohur prej kohësh, prandaj nuk përdoret vetëm në ushqim, por edhe për të trajtuar një numër të madh të problemeve shëndetësore.
Sistemi i qarkullimit të gjakut njerëzor është jashtëzakonisht kompleks. Rrjeti i kapilarëve, enëve të gjakut dhe arterieve shërben për të bartur gjakun plot oksigjen dhe lëndë ushqyese përmes trupit të njeriut. Pa të, organet nuk do të ishin në gjendje të funksiononin fare, transmeton portal arbresh.info
Shafrani i Indisë është një bimë rrënjë që është përdorur në mjeksinë antike nëpër vendet aziatike.
Është e pasur me vitaminë B6, kalium, hekur, vitaminë C, kalcium, magnez dhe shumë element tjerë shërues.
Shafran i Indisë forcon imunitetin dhe ndihmon me ftohjet, urthin, lehtëson puçrrat dhe sëmundjet e tjera të lëkurës, nxit shërimin e plagëve, zvogëlon sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit të keq, ndihmon në luftimin e peshës së tepërt, pastron mëlçinë, normalizon ciklin menstrual.
Për të përgatitur një pije shëruese me këtë erëz është e nevojshme të shtoni një lugë çaji shafran i Indisë dhe pak mjaltë në një gotë qumësht të ngrohtë. Pini këtë përzierje një ose dy herë në ditë për shtatë ditë, pasuar nga një javë pushim.
Për shkak të përbërsve antioksidues dhe anti-inflamatorë, kjo bimë parandalon bllokimin e arterieve. Ekstrakti i kurkuminës kontribuon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, i cili zvogëlon akumulimin e depozitave yndyrore në arterie, relakson enët e gjakut dhe zvogëlon rrezikun e goditjes në tru ose sëmundjeve të zemrës./arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...