Një nga karakteristikat e Covid-19 që që shqetëson shkencëtarët është fakti se, përveç pacientëve që tregojnë shenja të qarta të infeksionit, ka edhe nga ata, të ashtuquajtur asimptomatikë, të cilët janë të infektuar dhe nuk tregojnë shenja të infeksionit.
Mënyra e vetme për të përcaktuar nëse janë të infektuar është përmes testimit.
Gazeta online napolitane Fanpage raporton rezultatet e shkencëtarëve danezë nga Universiteti i Aarhus të cilët u përpoqën ta shpjegojnë këtë të panjohur, transmeton portal arbresh.info
Sipas hulumtimit të botuar në revistën Embno, Covid-19 është në gjendje të shmnag mashtrimin e qelizave immune në mushkëritë e njeriut, të cilat kur infektohen fillojnë të sekretojnë një substancë që ndihmon sistemin imunitar për të mbajtur trupin të shëndetshëm.
Shkencëtarët danezë kanë treguar se koronavirusi është në gjendje të frenojë, të parandalojë që këto qeliza speciale (emri shkencor është alveola makrofage) të sekretojnë interferon më shumë pas infektimit me virusin, dhe kështu të zvogëlojë aftësinë e trupit për të mbrojtur veten.
Kjo është arsyeja pse virusi, në fazën e parë të infeksionit përhapet nga një person të tjetri, i cili më pas mund të mos ketë shenja infeksioni, por që është i infektuar nga të tjerët./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...