Google ADS

Mauro: Nëse do isha Juventus-i, do ta shisja Paulo Dybala-n

23:25 | 30 Tetor 2020
Arbresh Info

Ish sulmuesi i Juventus-it, Massimo Mauro ka këshilluar klubin të shesë Paulo Dybala-n.

Argjentinasi ishte i zemëruar që nuk zhvilloi asnjë minutë ndaj Crotone, derisa përformancat e fundit nuk kanë impresionuar ish lojtarët e “Bianconerëve”, transmeton portali arbresh.info.

Ndër të pakënaqurit ishte edhe Mauro, që ka këshilluar klubin ta shesë Dybala-n.

“Zemërimi ndaj Crotone-s ishte i lartë. Ndonjëherë me pëlqen sepse lojtarët janë arrogant dhe të fuqishëm, andaj bëjnë ndryshimin”.

“Por, nëse vetëm flasin dhe nuk e tregojnë në ndeshjet e rëndësishme, atëherë dëmtojnë skuadrën. Për këtë, nëse do isha Juventus-i, do ta shisja atë”, deklaroi ai.

Mauro ishte pjesë e Juventus-it nga viti 1985 deri në 1989, pastaj iu bashkua rivalit, Napoli./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme