Google ADS

Shefqet Krasniqi kërkon shkarkimin e ambasadorit Qëndrim Gashi

22:23 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Këtë të shtunë në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi Shala iu rikthehet intervistave, Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi.

Shefqet Krasniqi për ngjarjen në Nisë të Francës thotë se ai krim më së paku iu takon myslimanëve.

“Një ngjarje e tillë më së shumti dëmton myslimanët”, është shprehur hoxha në intervistën që transmetohet të shtunën.

Hoxha thotë se ambasadori Qëndrim Gashi nëse ka gabuar me deklaratën e tij, do të duhej të kërkojë falje, ndryshe ai ka kërkuar shkarkimin e tij.

“Faj kanë këta që e kanë çua ambasadorë dhe që e durojnë. Ky duhet shkarkuar menjëherë dhe t’i jepet mësim këtij dhe të tjerëve”, deklaroi Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka komentuar edhe deklaratën e presidentit amerikan Donald J. Trump, kur kishte thënë se Kosova është vend mysliman.

“Po e paramendoj se Avdullahu dhe të tjerët kanë mbetur gojë hapur me atë deklaratë. A thua çfarë po thotë? Po thotë atë që je. Pse po mundohesh ta mohosh vetën tënde. A e di sa fallso del në këtë rast”, ka thënë tutje Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme