Google ADS

Devollët bllokuan llogaritë e Telekomit, 3000 punëtorë mbesin pa paga

22:06 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Jusuf Azemi thotë që kjo po ndodh me qëllim që të bie vlera e Telekomit të Kosovës.

Orarin e punës po e përfundon si zakonisht.

Por për punën që po e kryen Arben Hamidi nuk do të paguhet.

Pagën mujore nuk do ta marrin as kolegët e Hamidi të cilët janë afro 3 mijë.

Krejt kjo pas bllokimit të xhirollogarive të Telekomit, nga ana e kompanisë Dardafon, që është në pronësi të Blerim Devollit.

Pa pagë ka mbetur edhe Enver Parduzi që gjithashtu është punëtor i Telekomit.

Kurse më i ashpër në këtë aspekt është kryetari i sindikatës së punëtorëve të Telekomit.

Ai thotë se nësë vazhdon kjo gjendje nga dita e hënë do të hynë në grevë.

Kurse skandaloze ketë gjendje e konsideron edhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi.

Ndërkohë, pasditen e së premtes sipas Federatës Sindikale të Telekomit, ka filluar edhe tërheqja e mjeteve nga llogaritë e telekomit nga kreditori, që në këtë rast është kompania Dardafon.

Bazuar në vendimin e arbitrazhit ndërkombëtarë, Telekomi i detyrohet t’ia paguaj kompanisë Dardafon afër 25 milionë euro./t7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme