Brahim: Është muaj i mirë për mua, Ibrahimovic me jep shumë këshilla

20:55 | 30 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i AC Milan-it, Brahim Diaz ka thënë se ky muaj ka qenë i mirë për të dhe ka zbuluar se pranon shumë këshilla nga Zlatan Ibrahimovic-it.

21-vjeçari në verë u huazua të “Rosonerët” dhe ka shënuar tri gola në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli e ka quajtur këtë edicion shumë të mirë, ndërsa është i lumtur me golat e shënuar që i ndihmojnë skuadrës.

“Ka qenë muaj i mirë për mua dhe tërë skuadrën. Të ndihmojë skuadrën duke shënuar gola gjithmonë është kënaqësi”.

“Gjithmonë e kam bërë, por tani është më e lehtë me ndihmën e skuadrës”, deklaroi fillimisht ai.

Brahim gjithashtu theksoi se Ibrahimovic është duke i ndihmuar shumë dhe duke i dhënë këshilla.

“Është person i mirë, ka vëmendje shumë për mua dhe me jep këshilla të shumta”.

“Është lojtar që e ka bërë ndryshimin dhe vazhdon ta bën, andaj duhet ta mbajmë afër”, përfundoi ai.

Momentalisht, Milan-i renditët në pozitën e parë në tabelë me 13 pikë, dy me pak se Napoli./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme