Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.748 teste, ndërsa janë regjistruar 934 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve: Shkup-420, Kumanovë-35, Dibër-5, Shtip-20, Prilep-61, Tetovë-58, Strugë-5, Veles-82, Manastir-33, Ohër-23, Kavadar-19, Gostivar-18, Gjevgjeli-13, Strumicë-30, Kriva Pallankë-4, Radovish-7, Krushevë-2, Koçan-22, Probishtip-8, Demir Hisar-2, Pehçevë-1, Berovë-6, Vallandovë-1, Vinic-2, Dellçevë-4, Kratovë-4, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-20, Resnjë-6, Negotinë-8.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 454 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Pesë persona kanë ndërruar jetë, tre pacientë nga Shkupi (58, 68 dhe 75 vjeç) dhe dy nga Prilep (73 dhe 78 vjeç). Të gjithë vdiqën në spital.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 30.488./Telegrafi/
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...