Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm onlajn me zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në vend, Oto Graf, dy përfaqësues të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Internacional (GIZ), drejtorin David Oberhuber dhe udhëheqësja e portfolios së GIZ Sonja Andonova dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi e ka theksuar rëndësinë e investimeve kapitale, të cilat, siç tha, sjellin përfitime për ekonominë dhe për shtetin.
Në takimin në të cilin në fokus ishin avancimi dhe zbatimi i politikave ekonomike të Qeverisë, kryeministri theksoi se është me rëndësi të veçantë zbatimi i reformave ekonomike me theks të veçantë investimet në investimet kapitale, ndërtimin e rrugëve, infrastrukturë, gazifikim, spitale, shkolla të cilat në afat të gjatë duhet ta rrisin aktivitetin ekonomik në vend.
“Kryetari i Qeverisë theksoi se po zbatohen reforma të rëndësishme të cilat kanë rëndësi të madhe për progresin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, duke vendosur theksin në mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë, privatizim të tokës bujqësore nën kushte të caktuara, si dhe përforcim i konceptit të partneritetit publiko- privat, me qëllim përmirësimin e ambientit afarist dhe rritjen e aktiviteteve investuese”, informojnë nga Qeveria.
Në takimin onlajn, theks ishte vendosur edhe çrrënjosjes së ekonomisë gri, e cila siç thanë bashkëbiseduesit, po bën dëm jo vetëm në subjektet e regjistruara afariste, por edhe buxhetin e shtetit.
Nga pjesëmarrësit ishte përfunduar se ajo që është me rëndësi të madhe për rritjen ekonomike edhe në kushte të pandemisë është rritja e produktivitetit të kompanive, që duhet të rezultojë me rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardit jetësor si qëllim përfundimtar.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...