Ministria e Shëndetësisë në bashkërendim me Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike pritet të marrin vendim për masa të reja kufizuese për frenimin e përhapjes së Covid-19.
Sikurse mëson arbresh.info ndër masat që pritet të merren janë kufizimi i lëvizjes si dhe kufizimi i aktiviteteve.
Lidhur me këtë nesër gjithashtu do të mblidhet komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.
Kosova deri tani numëron plot 19,328 raste pozitive, të shëruar 15,434, 678 të vdekur si dhe 3, 126 raste aktive.
Evropa është përfshirë nga një valë e rritjeve të rasteve me koronavirus, ku Franca e Gjermania kanë vendosur të futen në karantinë për të shmangur një katastrofë njerëzore nga pandemia./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...