Ushtria e Azerbajxhanit shkatërroi edhe 2 sisteme raketore “Smerch” të Armenisë të cilët vendosën në objektiv civilët në qytetet azerbajxhanase Barda dhe Terter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit vërehet se sistemet “Smerch” lëvizin për të ndryshuar pozicion dhe për t’u fshehur pas lëshimit të raketave.
Në pamje shihet se sistemet “Smerch” shkatërrohen me goditje precize. Ministria tha se sistemet raketore janë shkatërruar njëri në orën 12:55 dhe tjetri në orën 14:18 sipas kohës lokale.
Ushtria e Azerbajxhanit edhe dje shkatërroi një sistem raketor “Smerch” të Armenisë.
Rikujtohet se 25 civilë humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria armene zhvilloi më 27-28 tetor me bomba thërrmuese ndaj qytetin Barda i cili ndodhet në një largësi prej 60 kilometrash nga fronti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...