Legjenda argjentinase, Diego Maradona ka thënë se ishte në dijeni që aventura e Lionel Messi-t me Barcelonën nuk do përfundonte mirë, sepse lojtari nuk është trajtuar siç duhet nga klubi.
Messi kërkoi gjatë afatit veror që të largohet si agjent i lirë, por klubi në krye me Josep Maria Bartomeu nuk e lejoi duke i kërkuar të qëndrojë në “Camp Nou”, derisa t’i skadon kontrata, transmeton portali arbresh.info.
Maradona beson se e dinte se gjërat nuk do shkonin mirë dhe zbuloi se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe atij.
“E dija që do përfundonte keq dhe mendoja se Leo do largohet. Me ndodhi mua gjithashtu. Barcelona nuk është klub i lehtë dhe ai ka qenë aty për shumë vite dhe nuk u trajtua siç e meritoi”.
“Ai iu dha atyre gjithçka, i dërgoi në maje dhe një ditë dëshironte ndryshimin e skenarit dhe ata i thanë jo. Çfarë ndodh kur iu kërkon ndonjë gjë nuk është e lehtë, ka kontratë, klub shumë i madh, njerëzit nuk do e lejojnë. Unë nuk e bëra këtë gjë të Napoli”, përfundoi ai.
Sidoqoftë, dorëheqja e Bartomeu-t me të gjithë bordin ndoshta do shkaktojë që argjentinasi të ndryshojë mendim dhe në verë të mos largohet nga gjiganti blaugranas, klub në të cilin ka kaluar tërë karrierën./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...