Takohen Daka dhe Mehmeti, Policia e Kosovës gati për sigurinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë e Podujevë

16:29 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim u. d. drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut si dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera të Republikës së Kosovës.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka shprehu mirënjohje për angazhimin e Policisë së Kosovës në aspektin e sigurisë në proceset e kaluara zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të ligjit.

Në anën tjetër, u. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se Policia e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore është e gatshme për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve me qëllim të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme