E amortizuar dhe një kalimshe, kjo është rruga që të çon në fshatin turistik të Lëkurësit. Një nga pikat turistike më interesante të Sarandës, Lëkurësi është lënë pas dore me vite me radhë, duke mos u bërë këtu asnjë investim.
Turistëve të huaj që e vizitojnë për herë të parë, u bie në sy menjëherë rruga e rrezikshme.
“Rruga është shumë e ngushtë. të bie në sy që vetëm një makinë mund të lëvizë këtu dhe shkëmbimi i mjeteve është i vështirë e i rrezikshëm“, ka thënë një turist.
Kalaja dhe pamja prej majës më të lartë tërheq çdo vit mijëra vizitorë. Por mungesa e infrastrukturës dhe lënia në harresë e pikës turistike u prish shijen e udhëtimit.
“Mendoj se rruga është shumë e ngushtë. Ne po vinim nga qendra e Sarandës dhe kishe shume ndotje. Për sigurinë e këmbësorëve do të jetë më mirë të keni një rrugë më të gjerë“, ka thënë një tjetër turiste.
Gjatë muajve të verës kur fluksi i automjeteve rritet, kjo rrugë përgjaket nga aksidentet e shumta.
“Që në ’65 është hapur, në këtë rrugë kam kaluar gjithë jetën“, thotë një banor i zonës.
Në kushtet e braktisjes nga institucionet, banorët e zonës kanë ndërhyrë vetë në disa pika.
Në dekada të tëra Lëkurësi nuk ka patur asnjë ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, duke u kthyer në shqetësim për turistët e banorët e zonës.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...