Google ADS

Rritet numri i rasteve ditore me COVID-19 në Poloni

13:34 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Polonia në 24 orët e fundit ka shënuar 21.629 raste të koronavirusit (COVID-19), shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Ky vend po ashtu raportoi 202 vdekje të reja duke arritur numrin e viktimave në 5.351.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifrat e reja ngritën numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 340.824.

Rreth 15.444 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në spitale, me 1.254 prej tyre në ventilatorë.

Gjithsej 134.724 persona janë shëruar deri më tani nga COVID-19 ku 5.457 prej tyre gjatë 24 orëve të fundit./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme