Shtabi Emergjent Komunal i Shtimes ka marrë vendim për të reduktuar numrin e punëtorëve të Administratës Komunale për dy javë deri në një vendim tjetër të radhës, ndërsa të gjitha shërbimet komunal do të kryhen nëpërmjet, telefonit, internetit apo shërbimet online për qytetarë.
Ky vendim u morr në mbledhjen e sotme të këtij shtabi që u kryesua nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli duke u bazuar në informatën për rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 në nivel vendi dhe komunal me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Komuna e Shtimes thekson në një njoftim për media se është duke përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike dhe kërkon nga qytetarët bashkëpunim në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm duke zbatuar masat dhe rekomandimet e Qeverisë, IKSHPK-së si dhe Shtabit Emergjent Komunal.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...