Forumi demokratik qytetar (GDF) i Serbisë ka vlerësoi se seanca e përbërjes së re të Parlamentit serb “dëshmon për kolapsin e organit më të lartë të pushtetit dhe vazhdimësinë e sundimit të të paaftëve” që përbëjnë qeverinë e re serbe dhe se në këtë “errësirë totale” e vetmja pikë e ndritshme përfaqësohet nga gjashtë shqiptarë dhe boshnjakë.
“Ekziston një farë drejtësie këtu, që në rrethanat e marrëdhënieve ndëretnike të trazuara me dekada, mu ata, kah të cilët urrejtja, mosrespekti dhe intoleranca janë më të drejtuara, tani bëhen mbrojtës të demokracisë dhe rezistencës ndaj regjimit në institucionin më të lartë të sistemit”, thuhet në një kumtesë të GDF-së pas seancës parlamentare.
GDF vlerësoi se ajo që tha Shaip Kamberi në seancën e Parlamentit serb, duke filluar me përbërjen e parlamentit dhe qeverisë, krahasimi me Bjellorusinë, totalitarizmi i qeverisë, domosdoshmëria e ballafaqimit me të kaluarën, është “alfabeti i domosdoshmërive të demokracisë në të tashmen dhe Serbinë e tillë”.
“Fakti që menjëherë ia mbathën gjuhën e urrejtjes është vetëm provë se e njohën veten në kritika objektive dhe, me një sasi të madhe fjalimesh të panevojshme pa argumente, treguan se do të jetë shumë vështirë për gjashtë deputetët,” thuhet në kumtesë.
GDF-ja mbështeti guximin dhe argumentimin eKamberit, “i cili dëshmon se fjala kritike qytetare, përkundër gjithçkaje, nuk ka vdekur as në parlament”.
GDF-ja vlerësoi gjithashtu se Aleksandar Vuçiqi, i cili përdori të gjithë paramilitarët e tij partiakë, shantazhet, frikësimet, manipulimet dhe “numërimin” e votave, kontribuoi më së shumti në këtë gjendje të demokracisë, dhe ata që bojkotuan zgjedhjet, duke u ankuar për kushtet e zgjedhjeve, gjithashtu ndihmuan.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...