Prodhimi industrial në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit 2019 shënon rënie prej 3,9 për qind, njoftoi Entit Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara prodhimi industrial në periudhën janar – shtator të vitit 2020, në krahasim me periudhën janar – shtator të vitit 2019, shënon rënie prej 12,1 për qind.
Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e gurëve në shtator të vitit 2020, në krahasim me shtatorin e vitit 2019, shënon rënie prej 9,7 për qind, në industrinë përpunuese shënon rënie prej 1,9 për qind, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar rënie prej 13,2 për qind.
Ulja në sektorin i industrisë përpunuese është rezultat, para së gjithash, të uljes së prodhimit të produkteve ushqimore, pijeve, tekstilit, veshjes, prodhimeve metalike të fabrikuara, përveç makinave dhe pajisjeve, pajisjeve elektrike dhe prodhimit të makinave, rimorkio dhe gjysmë rimorkio.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në shtator të vitit 2020, në krahasim me shtatorin e vitit 2019, shënon rënie te energjia për 12 për qind, prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 26,2 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 11,1 për qind, derisa rritje shënon te prodhimet internediare, përveç energjisë për pesë për qind dhe prodhimeve kapitale për 2,4 për qind.
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...