Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 16-të të grevës së tyre brenda ambienteve të uzinës së naftës, teksa gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet.
Ato ngelen të vendosura të vijojnë grevën edhe pse konfirmojnë se forca fizike e tyre ka shteruar tashmë.
Sërish naftëtaret ia janë drejtuar me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë zgjidhjen, por jo që ato të lenë grevën.
‘’Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.’’- thonë ato.
Ditë pas dite Edi Rama i ka vendosur kushtin naftëtareve që të lenë grevën dhe më pas ai do shkojë vetë menjëherë për të negociuar, por vetëm pasi të plotësohet kushti.
Ndërkohë gratë kanë kërkuar një grup negociator që do diskutojë me kryeministrin, por nga ana tjetër ato të vijojnë grevën deri në zgjidhje.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...