Google ADS

Punonjësit e supermarketeve më të rrezikuarit nga Covid-19

11:38 | 30 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve kanë rrezik 20 herë më të lartë që të rezultojnë pozitiv me Covid-19 në krahasim me popullatën e përgjithshme, sugjeron një studim i ri.

Në një supermarket në Boston, studiuesit gjetën një normë infeksioni prej 20 përqind krahasuar me shkallën deri në 1.3 përqind në komunitetin lokal, transmeton portal arbresh.info

Shumica e punonjësëve që rezultuan pozitiv, nuk kishin ndonjë simptomë të tillë si ethe, kollitje ose gulçim.

Për më tepër, ata që merreshin drejtpërdrejt me klientë, të tillë si arkëtarët, kishin pesë herë më shumë gjasa të dilnin pozitivë në krahasim me kolegët e tyre në pozicione të tjera.

Ekipi i studimit nga Shkolla e Shëndetit Publik Universiteti Harvard, thotë se gjetjet tregojnë se këta punëtorë kryesorë mund të jenë super-përhapës të infeksionit pa e ditur as atë.

Studimet e mëparshme kanë shikuar rrezikun e infeksionit mes atyre në të ashtuquajturën punë ‘thelbësore’, por studimi i fundit është përqendruar të punëtorët që janë në vijë të frontit.

Studimi gjithashtu ka gjetur se gjatë izolimit, punëtorët nëpër supermarkete janë përballur edhe me stres psikologjik dhe ankth, e cila buronte nga rreziku i infektimit me Covid-19.

Shkencëtarët rekomandojnë që këta punëtorë të mbajnë të veshur maska, dorëza dhe të respektojnë distancën sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme