Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi video takim me kolegun e tij nga Republika e Lituanisë, ministrin Linas Linkevičius.
Video takimi është pjesë e një serie takimesh që Osmani gjatë periudhës së kaluar i realizoi me homologë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me një qëllim të vetëm, të përcjellë porosinë se prioriteti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut – miratimi i Kornizës negociuese dhe mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në deri në fund të vitit, nën kryesimin e RF të Gjermanisë.
“E vlerësojmë pozitën parimore të Lituanisë për mbështetje të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, kurse në veçanti jemi falënderues që e njihni përpjekjen tonë, me vullnet të mirë dhe nëpërmjet dialogut kapërcejmë të gjithë çështjet e hapura deri në mbylljen e Kornizës negociuese dhe deri në mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”, theksoi Osmani.
Ministrat shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe për situatën në rajon.
“Mbetemi të përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore duke i zbatuar në kontinuitet Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, sepse nëpërmjet tyre krijuam energji të re dhe kontribuam në intensitetin për zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit”, nënvizoi Osmani.
Ministri Linkevičius dëshmoi qëndrimin e parezervë dhe stoik të Lituanisë për vazhdimin e mbështetjes konstante të integrimit tonë evropian, theksoi se Lituania mbetet e hapur për ndarjen e përvojave në të gjitha sferat në Bashkimin Evropian dhe në procesin negociues, për të cilën pala jonë do të tregojë interes.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në plan bilateral, gatishmëri për twinning projekte të reja, bashkëpunim me Institutin lituanez për administratë publike, diplomacinë ekonomike, menaxhimi i krizave dhe ndihmë tjetër të ekspertëve.
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...