Mijëra makina që prisnin në rradhë janë parë gjatë natës së mbrëmshme, përderisa njerëzit po përpiqeshin që të bëheshin gati dhe të largoheshin përpara izolimit të ri në mbarë Francën.
otografitë ajrore tregojnë mijëra njerëz që shkaktojnë bllokime të mëdha trafiku ndërsa ata me dëshpërim drejtoheshin për në shtëpitë e tjera në vend para orës 21:00, shkruan metro.co.uk, transmeton portal arbresh.info
Parisienët kanë mbushur edhe stacionet hekurudhore ndërsa po largoheshin nga qyteti.
Parisi ka zhurmuar nga buritë e makinave që dëgjoheshin duke ‘bërtitur’, ndërsa të tjerët vendosën të kalonin natën e tyre të fundit para se të bllokoheshin me miqtë dhe familjen në bare dhe restorante.
Paniku që ka përfshirë francezët, ka bërë që edhe raftet e supermarketeve të boshatisen, ndërsa pritet një rënie e madhe e ekonomisë për shkak të izolimit.
Franca ka shpallur izolimin e dytë kombëtar për shkak të koronavirusit, pasi vendi është duke përjetuar një numër të madh të infeksioneve.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 40 mijë infeksione të reja dhe mbi 200 vdekje.
Masat e reja janë dhënë nga vetë Presidenti francez, Emmanuel Macron./arbresh.info/
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...