Tajvani nuk ka raportuar asnjë rast lokal të koronavirusit të ri (COVID-19) për mbi 200 ditë.
E premtja shënon ditën e 201-të pa infeksion lokal të raportuar në vendin ishull, pasi rasti i fundit u raportua më 12 prill.
Lufta e Tajvanit kundër COVID-19 ka fituar vlerësimin ndërkombëtar.
Senatori amerikan, Bernie Sanders, në rrjetet sociale përmendi vetëm 550 rastet e përgjithshme të regjistruara në vend, si dhe 7 vdekjet.
“Si ia bënë ata… besojnë në shkencë. Testimi, gjurmimi i kontakteve, karantina, shpërndarja e maskave dhe garantimi i kujdesit shëndetësor për të gjithë. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë”, shkroi Sanders.
Më herët, vendet e tjera, përfshirë Vietnami, Tajlanda dhe Zelanda e Re, shënuan rekorde duke mos raportuar raste lokale për 100, 101 dhe 102 ditë.
Tajvani nuk imponoi bllokim në vend, por inkurajoi publikun të mbante maska.
Vendi po ashtu zbatoi kufizimet e udhëtimit, karantinën dhe zbatoi teste masive dhe gjurmim të kontakteve.
Suksesi i Tajvanit kundër koronavirusit ka qenë i lidhur me mësimet e marra nga SARS, 17 vite më parë kur vendi ishull pësoi shkallën më të lartë të vdekshmërisë në botë.
Deri më tani, Tajvani ka raportuar gjithsej 553 raste të koronavirusit dhe 7 vdekje.
Gjithsej 33 pacientë me koronavirus janë në spitale duke u trajtuar.
Që kur u raportua për herë të parë në Kinë, mbi 45 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me COVID-19.
Mbi 1,18 milionë persona kanë humbur jetën për shkak të infeksionit me koronavirus./AA/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...