Google ADS

A është masazhi i sigurtë në këtë kohë epidemie? Të gjithë do ta donin, por ja si mendojnë ekspertët

09:51 | 30 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Përjetimi i një pandemie është tepër shqetësues, prandaj është e natyrshme që do të kërkoni edhe masazhim për të lehtësuar tensionin.

Por edhe pse masazhi teknikisht lejohet për momentin, a është në të vërtetë një ide e mirë?

Ekspertët thonë se sikurse shumë gjëra, edhe masazhi vihet në pikëpyetje në kohë pandemie, transmeton portal arbresh.info

Nëse jeni në rrezik ose jeni në kontakt të shpeshtë me dikë që është në rrezik, është më mirë të zvogëloni kontaktin e ngushtë me njerëz të tjerë sa më shumë që të mundeni.

“Sa herë që dy njerëz bashkohen, ekziston rreziku që njëri nga ta të infektohet, edhe nëse as ju dhe as terapisti juaj nuk keni simptoma”, tha Karl Fichtenbaum, një epidemiolog në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Cincinnati.

Kur bëni terapi në një spa, ekziston rreziku për të dy palët, prandaj konsiderohet që potencialisht ju jeni të ekspozuar ndaj virusit dhe potencialisht mund ta përhapni atë edhe tek të tjerët. Por Fichtenbaum tha se njerëzit nuk duhet të heqin dorë plotësisht nga masazhi nëse të dy palët marrin masat e duhura paraprake.

“Njerëzit duhet të heqin qafe stresin në këtë kohë dhe nuk është aspak për t’i fajësuar nëse ata kërkojnë forma të ndryshme qetësimi”, tha ai.

Para së gjithash, si ju ashtu edhe masazhatori duhet të vishni maska. Nëse jeni duke pritur për trajtim në dhomën e pritjes me të tjerët, mbani distancë.

Sipas ekspertëve, gjëja më e sigurtë për momentin është një masazh në kushte shtëpie, ku gjithçka duhet të jetë e dezinfektuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme